E ardhmja e Strakoshës drejt Premier League-s, dy të mëdha e kërkojnë

Thomas Strakosha ka tërhequr vëmendjen e dy klubeve të mëdha të Premier League-s. Tottenham dhe Arsenali kërkojnë shërbimet e gardianit kuqezi dhe nisur nga kërkesa ekonomike që klubi bardhekaltër ka për kartonin e tij, transferimi mund të kryhet pa problem.

Strakosha ka kontrate me Lazio-n deri në 2022 dhe presidenti Claudio Lotito kërkon për kartonin e tij 40 milionë euro. Vetë shqiptarit do t’i pëlqente që të niste një aventurë të re në kampionatin më të bukur të Evropës, për më tepër që aty shkalla e konkurrencës është më e madhe.

Një tjetër futbollist i kombëtares, Kristi Qose, po pret të dnryshojë ekip. ndaj Moldavisë, ai bëri debutimin me fanellën kuqezi. Aktualisht luan në Sllovaki me Ruzomberokun, por dëshiron të ndërrojë ekip.

“Pres menaxherin pasi kam 2 oferta dhe asgjë zyrtare. Ende nuk është hapur dritarja e transferime. Është e vështirë nga kampionati sllovak të shkoj në Serinë A, por shpresoj në Slloveni apo Kroaci”, tha Qose. Ai ka luajtur këtë sezon që u mbyll 29 ndeshje duke realizuar 9 gola.