E ardhmja e Suarezit, zbulohet ku do të luajë pas Barcelonës

Miku i Luis Suarez, Nicolas Lodeiro, ka folur për “Mlssoccer.com”. Ai ka treguar se sulmuesi uruguaian ka në plan të luajë në MLS në të ardhmen.

“Duhet bindur Barcelona, por ai dëshiron të vijë në MLS. Më pyet gjithmonë për kampionatin tonë. Ëndrra e tij ishte të luante me Barcelonën, gjë që e ka bërë në nivele të larta dhe ndihet mirë.

“Herët apo vonë ai do të vijë. Shpresoj të luajë me Seattle Sounders, edhe pse e di që mundësitë janë të vogla. Mendoj se është vetëm çështje kohe që ta shohim atë në MLS. Më pat thënë që mund të vinte pas shtatë vitesh. Kështu që mund të ndodhë kur t’i përfundoje kontrata. I kam thënë, kur të jetë gati ne e presim”, përfundon Lodeiro.