Flash News

KRYESORE

E ardhmja e Taulant Xhakës në kombëtare dhe e vërteta e takimit me Panuccin

E ardhmja e Taulant Xhakës në kombëtare dhe e vërteta e

U aludua shumë në media për refuzimin e takimit të djeshëm nga ana e Taulant Xhakës me tranjerin e kombëtares shqiptare Christian Panucci, i cili shkoi në Bazel pikërisht për të biseduar me Xhakën dhe për të ndjekur nga afër paraqitjen e tij atje. Të vërtetën e kësaj historie e ka sqaruar vetë futbollisti i kombëtares nëpërmjet një statusi në facebook. Duke sqaruar njëherësh dhe zërat që aluduan për një refuzim nga ana e tij për vazhdimësinë me kombëtaren kuq e zi.

"Unë nuk dua të merrem me detaje, por dua të them hapur publikisht, që me trajnerin Mister Panuçi kam pas kontakt pozitive. Unë Taulant XHAKA jam gati edhe do jem gjithmonë gati për kombëtaren kuqezi. Une do jem gjithmonë i gatshëm për kombëtaren", shkruan Xhaka.

Statusi i Xhakës:

Të nderuar Tifozë dhe i nderuar Opinion publik. Gjithçka që sot shkruhet në media nuk është e vërtetë. Unë nuk dua të merrem me detaje, por dua të them hapur publikisht, që me trajnerin Mister Panucci kam pas kontakt pozitive. Unë Taulant XHAKA jam gati edhe do jem gjithmonë gati për kombëtaren kuqezi. Une do jem gjithmonë i gatshëm për kombëtaren. Në çdo kohë do jem aty dhe Kurrë nuk e kam menduar dy herë këtë vendim. Jam krenar që perfaqësoj kombëtaren kuqezi. Falënderoj trajnerin per interesimin Edhe angazhimin.

Të fundit