Flash News

KRYESORE

E ardhmja e Xhakës, Arteta tregon bisedën me shqiptarin

E ardhmja e Xhakës, Arteta tregon bisedën me shqiptarin

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka folur sërish për situatën e Granit Xhakës në ekip. Ai ka theksuar se nuk e di se çfarë do të ndodhë me të.

“Doja që Xhaka të dëgjonte opinionin që unë kisha për të, doja që ai ta dinte që ka mbështetjen time të plotë. Edhe klubi mbështet Granitin, i cili është një lojtar shumë i rëndësishëm. I kërkova që të qëndrojë këtu.

"Xhaka më tha që do ta mendojë dhe pas disa ditësh, më tha që ndihet i lumtur këtu dhe marrëdhënia mes nesh është e shkëlqyer. Mendoj se ka ndërruar mendje dhe nuk do të largohet”, tha ai.

Të fundit