Flash News

KRYESORE

E ardhmja në dyshim? Arsenali vendos për Xhakën

E ardhmja në dyshim? Arsenali vendos për Xhakën

Granit Xhaka do të rikthehet me shumë mundësi në ekip. Trajneri Unai Emery mund ta grumbullojë që nga sfida e radhës kundër Southampton në kampionatin anglez.

Numri një i stolit ka folur për mesfushorin dhe beson se ky i fundit do t'i bindë të gjithë me përformancat e tij.  "Xhaka duket më mirë nga ana psikologjike. Ne jemi duke e ndihmuar atë dhe duke i qëndruar afër. Kam folur me të këtë mëngjes dhe kishim një bisedë të mirë. Ai u stërvit mjaft mirë para pushimit me kombëtaren dhe të njëjtën gjë bëri dhe sot. Unë dua ta rikthej atë me skuadrën dhe të na ndihmojë. Jam i sigurt se do të bindë të gjithë tifozët me paraqitjet e tij.

"Ai ndihet më mirë dhe ka fituar sërish ndjenjën se Arsenali është ekipi i tij. Ai do të rikthehet dhe ne do të vendosim. Hap pas hapi do ta ndihmojmë atë të kthehet. Rikthim këtë javë? Do të vendosim nesër për rikthimin e tij ose jo, duke i dhënë besim", - tha trajneri.

Të fundit