Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
FATBARDH KADILLI
Historia politike e PD –së ka me një denduri të pangjashme momente të hapjes dhe mbylljes. Retorika e aktivisteve politikë demokratë të çdo niveli ka inflacionin me të lartë të fjalëve që shërbejnë për të penguar apo veshur konceptet politike përjashtim dhe hapje. Këtë të dytën e gjen në çdo fjalim të dikujt që rreket të thotë diçka me mend kur flet për proceset e PD-së. Pse?
Si ka mundësi që një forcë politike që lindi si një lëvizje që ne thelb nënkupton pak rregulla, pak disiplinë, e që pjesëtarët e të cilës pikërisht për këto edhe mburren? Pra, si ndodhi që PD-ja e gjen veten shpesh në nevojën për t’u hapur? Kush e mbyll? Një tipar i parë i pjesëtarëve që nisën lëvizjen që krijoi dhe mbajti të gjallë PDnë ishte dhe mbetet vetëdija e kufizuar politike. Me këtë kuptoj vetëdijen e grupit politik me ide, besime dhe vlera të përbashkëta. Rëndom, ajo që demokratët e kanë si lëvdatë, që nuk jemi parti e rreshtuar, apo jemi parti elektorale është vetëm një vetëdije e varfër politike.
Ndryshe kanë qenë zhvillimet në krahun e majtë të politikës. Vetëdija e grupit me historinë dhe origjinën e përbashkët politike, shpesh këto edhe më përcaktuese se vlerat që marrin përsipër të përfaqësojnë, bënë që e majta të kompaktësohet menjëherë pas traumës së vitit ‘91-‘92 dhe të qëndrojë e tillë edhe përkundër zhvillimeve fragmentuese. Për demokratët ka qenë dhe mbetet ndryshe. Për demokratët personaliteti i tyre, është thelb përjashtimi, qëndrimi tekanjoz mohues dhe shpesh vetëpërjashtues.
Por, kjo, më shumë se aksidenti historik që vjen nga fakti se në PD u grupuan se shumti ata që në ‘90 kishin si aset të formimit të tyre mosbindjen ndaj politikës zyrtare, ata që refuzonin autoritetin e shtetit, të organizimit, apo dhe të urdhrit politik, u modelua nga sjellja e lidershipit politik të PD-së. Pra, më shumë se anëtari i thjeshtë këtu përgjegjësia e frymës dhe e periudhave, “çil e mbyll” nëpër të cilat ka kaluar PDja, u takon atyre që e kanë drejtuar. Së pari Berisha, për një periudhë të gjatë ka treguar pazotësi të madhe në sigurimin e kushteve të bashkëjetesës brenda llojit dhe të konsolidimit të kulturës politike për ta parë partinë si shtëpia e përbashkët e njerëzve ndoshta me origjina të ndryshme, ndoshta me axhenda të ndryshme, por me objektiva të përbashkëta. Pas gati një dekade ndarjesh dhe përjashtimesh, Berisha u kthye nga hapja dhe pranueshmëria e të ndryshimit. Por, mënyra si u interpretuan këto procese nga ai, krijuan traditën e marrëdhënieve politike të ndërtuar mbi besnikërinë ndaj liderit dhe jo ndaj familjes së përbashkët politike. Edhe pse krejt në tjetër stil, krejt me tjetër teknikë interpretimi, edhe Basha nuk i shpëtoi kësaj tradite.
Ende flet për bashkim kur para syve tanë konsumohet përçarja. Ende flet për hapje të PD-së kur kjo fjalë e ka humbur kuptimin. Ata që sot janë rreshtuar pro apo kundër Bashës përçojnë, për fat të keq, të njëjtën kulturë që bëri që PD-së si mallkim të mos i ndahen periodat “çil e mbyll”. Sot, PD-ja ka në pikëpyetje serioze të ardhmen.
Falë shqiptarëve të mençur, që përsëri na votuan masivisht, PD-ja mbetet sot ende një parti e madhe, ndonëse e tkurrur në kufijtë e një partie të mesme. Falë shqiptarëve të mençur, PD-ja mbetet sot opozita, por i duhet shumë punë të fitojë edhe një herë besimin e shqiptarëve që është ajo opozita që projekton alternativën e një pushteti ndryshe. Që të behet kjo, duhet në radhë të parë të largohet me neveri çdo përsëritje e kulturës përjashtuese pavarësisht drejtimit nga vjen. Asnjë sjellje përjashtuese dhe as një e tillë vetëpërjashtuese nuk ndihmon. Nëse socialistët dikur e patën më të lehtë të rigrupohen dhe të kompaktësohen falë edhe perceptimit të frikës nga pushteti i PD-së dhe i Berishës, sot është radha e demokratëve të kuptojnë se duhet të rigrupohen dhe të bashkohen qoftë edhe për vetëdijen e “kërcënimit” që vjen nga pushteti i pakufizuar i socialistëve dhe i Ramës. Pas humbjes rrënuese kam përjetuar si befasi inkurajuese dhe frymëzuese faktin se në dhjetëra biseda më të njohur kam ndjerë shqetësim edhe tek ata individë që i njoh si kundërshtarë tradicionalë të PDsë. Jam ndodhur shpesh para shqetësimit të tyre se çfarë po ndodh me PD-në. Po të jemi të vetëdijshëm se përfaqësojmë një aset dhe vlerë të shoqërisë duhet të jemi më të ndershëm me veten dhe të tejkalojmë këtë gjendje me një projekt të vërtet bashkimi. Kjo i takon në radhë të parë Bashës si njeriu që po rikonfirmon kryesimin. Bashkimi nuk mund të jetë retorike. Sa me konkrete hapat aq me i shpejtë e i vërtetë bëhet. Bashkimi nuk vjen nga fraza “marr gjithë përgjegjësitë e humbjes”, pa listuar cilat janë disa nga gabimet dhe pa ia dorë- zuar veten demokratëve që ta gjykojnë. Po kështu, ata që luftojnë dështimin e Bashës, apo që edhe pretendojnë, ndryshe nga unë, se e kishin parashikuar këtë dështim, duhet të kishin shpallur ndërkohë një projekt bashkimi.
Asnjë pretendim për mohim të Bashës nuk është veçse një tjetër përjashtim. Asnjë përpjekje për ta nxjerrë nga heshtja Berishën nuk është veçse një ftesë që ai të bëjë të njëjtën gjë që bëri katër vjet më parë dhe të ndikojë zgjedhjen e kryetarit te ri, për të cilën po këta njerëz e quajnë përgjegjës. Ne, demokratët duhet të punojmë bashkë jo për të rikonfirmuar kryetarin, as për të refuzuar procesin e rikonfirmimit të kryetarit. Ne duhet të largojmë kulturën e përjashtim-hapjes dhe të punojmë për një parti që të jetë më e madhe se kryetari. Për një parti që na mban brenda si streha e familjes sonë të përbashkët, të gjithkujt që beson te vlerat e të djathtës, të gjithkujt që është krenar për historinë e shkurtër por plot ngjarje transformuese për vendin që kanë firmën e PD-së.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38