E ardhmja në rrezik, Valverde nuk trembet

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka treguar momentit e keq që po kalon skuadra e tij. Ai e pranon se ka nevorzizëm dhe duhet përballuar me kujdes sfida ndaj Celtes. Kampionët kanë nevojë për fitore për t’u kthyer te fitorja.

Shkundja e ekipit – “Ne kemi nevojë për fitore. Ne humbëm ndeshjen e fundit për 6 minuta. Ne duhet të fitojmë 3 pikët dhe të ecim para. E dimë se çfarë do të thotë të humbasësh. Jemi të motivuar dhe i dimë vështirësinë e ndeshjes”.

Nervozimi – “Është i qartë dhe nuk kemi se çfarë themi shumë në lidhje me këtë pjesë. Të gjithë duhet të jemi të qetë, por nuk është aq e thjeshtë dhe duhet t’i pranojmë gjërat siç janë. Kemi humbur një ndeshje dhe barazuar një tjetër. Nëse na pyesnit një javë më parë, nuk kishim asnjë problem. Mund të ndryshojë gjithçka për keq apo për mirë për një javë”.

E ardhmja – “Nuk më shqetëson e ardhmja ime!”