Flash News

KRYESORE

“E bëri si ERTV”, Rama: Qetësohu ore i papunë!

“E bëri si ERTV”, Rama: Qetësohu ore i papunë!

Kryeministri Edi Rama ka debatuar me analistin Andi Bushati sa i përket çështjes së hapjes së negociatave për Shqipërinë në Bashkimin Evropian. Ai tha se presidenti i Francës, Emmanuel Macron e ka për konsumim politik të brendshëm çështjen e azilantëve shqiptarë në vendin e tij, duke shtuar se liberalizimi i vizave dhe hapja e negociatave nuk kanë lidhje midis tyre.

“Ajo që sot është evidente është që Presidenti i Këshillit Evropian jo vetëm që duan t’i thonë po Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që në mikrobotën shqiptare vazhdohet me propagandën bajate se kjo lidhet me qeverinë. Po të mos i kishim bërë detyrat nuk do të kishim marrë PO-në e Gjermanisë.”, tha Rama në emisionin “Open” në Top Channel.

Por më pas nisi edhe debati me Bushatin, që kërkoi të fliste.

Bushati: E bëri si Ertv-ja.

Vasili: Zt.Bushati këmbëngul të bëjë një pyetje.

Rama: Ata të papunët këtë punë kanë.

Bushati: Më mirë me të papunët se me drogaxhinj!

Rama: E para është reforma zgjedhore. Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese dhe SPAK-ut besoj do bëhet brenda vitit. Këto nuk janë se i duhen Holandës apo Gjermanisë por se na duhen ne.

Të fundit