Flash News

KRYESORE

E bija e denoncoi të zhdukur, policia gjen të vdekur babain

E bija e denoncoi të zhdukur, policia gjen të vdekur babain

E bija e 56 vjeçarit nga Tropoja i'u drejtua policisë pasi i ati ishte zhdukur prej ditësh.

Policia ka gjetur në një zonë të pyllëzuar dhe shumë të thepisur mes fshatrave Klysyrë dhe Shoshan, trupin e pa jetë të shtetasit J.M., 56 vjeç, banues në fshatin Shoshan, Tropojë.

Policia bën me dije se nga veprimet e deri tanishme dyshohet se vdekja e këtij shtetasi ka ardhur si pasojë e rrëshqitjes nga një shkëmb duke rënë nga një lartësi rreth 60 metër.

Ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim, pasi më datë 27.11.2017, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Tropojë, vajza e tij shtetasja S.M, ku ka denoncuar se më datë 24.11.2017, babai i saj shtetasi J.M, ka shkruar në mal me bagëti dhe nuk është kthyer në banesë.

Materialet për veprime të mëtejshme do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë.

Të fundit