E bija feston sot 30-vjetorin, gruaja nga Kruja rrëfen historinë e pazakontë: Si e linda vajzën në ambasadën gjermane me një doktor kafshësh

Valbona Maloku me te bijen

Valbona Maloku, është një prej shqiptarëve që u arratis bashkë me qindra të tjerë në ambasadën gjermane në 2 korrik 1990.

Në një video të postuar nga ambasada gjermane, pak ditë më vonë, më 7 korrik, pra 30 vjet më parë, ajo lindi mes kushteve të vështira vajzën e saj në ambientet e ambasadës.

Po ashtu, gruaja e cila bashkë me të bijën që prej asaj kohe jetojnë në Gjermani, rrëfen kalvarin e vuajtjeve që kaloi nga sistemi komunist bashkë me familjen e saj.

Isha 18 vjece. Vëllain ma futën në burg ditën e dasmës së tij. Familjen ma internuan e atë ditë internimi babai ndërroi jetë.

E kisha bërë plan të kaloja kufirin, por unë kisha frikë se isha shtatzëne, 8-muajsh. Kur mora vesh që u hapën ambasadat, u nisa me burrin.

Vjehrra dhe vjehrri kishin shkuar në polici dhe kisha frikë se me nxirrnin burrin përjashta. Burri refuzoi. Momenti më i vështirë për mua ishte kur më erdhën dhimbjet e lindjes se donin të më nxirrnin nga ambasada e të lind në spital. Unë u thashë që s’dal kurrë dhe le të vdisja brenda. Më sollën më pas një doktor kafshësh aty në ambasadë. E kishte emrin Patrik. Më pyeti si do ja vësh emrin vajzës, i thashë verja emrin si të duash. E pagëzuam me emrin Patricia. Shteti shqiptar mbylli ujin, por ushqime kishim sa të duash. Madje, nusja e ambasadorit më sillte letra, pampersa për vajzën. Ambasada nuk kishte ç’të bunet se ishin mbi 3 mijë persona”, shprehet Valbona.

Ndërkohë, e bija Patricia, e cila nuk flet shqip thotë se i tingëllon një histori e pabesueshme fakti që e ëma e ka sjellë në jetë në një tokë gjermane.

Kur u them të tjerëve që unë kam lindur në ambasadën gjermane u duket e çuditshme, madje edhe mua. Më duket e pabesueshme, kjo histori e treguar nga nëna ime”, thotë vajza që sot feston 30 vjetorin.