Flash News

KRYESORE

E bija publikon videon prekëse të Dritan Priftit, këndon me fëmijët këngën e Adele: Më mungon ba!

E bija publikon videon prekëse të Dritan Priftit, këndon me
E bija e ish-ministrit të Energjetikës, Dritan Prifti, Livia është rikthyer pas në kohë dhe risjell një kujtim mjaft të shtrenjtë për të. Në rrjetet sociale, vajza e vetme mes tre vëllezërve, publikon një video të shkurtër të familjes së saj, bashkë me të atin e ndjerë, Dritan Prifti. Në këtë video, shihet një moment mjaft i këndshëm familjar, ku bashkë me të atin, i cili prej një viti nuk jeton më, ata shfaqen duke kënduar këngën e Adele “Someone like you’, ndërsa janë në një udhëtim me makinë. Fillimisht janë vëllezërit që nisin të këndojnë, e më pas bashkohet edhe i ati. “Once upon a time with my father, David and Ted. Sa shume me mungon ba”, shkruan Livia, e cila dukshëm e ndjen shumë mungesën e të atit. Dritan Prifti u nda nga jeta më 12 tetor 2017 në moshën 49 vjeçare, si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Të fundit