Flash News

KRYESORE

E bleu për shifrën rekord, Simeone paralajmëron Joao Felix

E bleu për shifrën rekord, Simeone paralajmëron Joao Felix

Trajneri i Atletico Madrid-it, Diego Simeone, ka folur për lojtarin e tij Joao Felix. Ai mendon se i riu duhet të përshtatet dhe t'i jepet koha e duhur për të arritur maksimumin e formës.

"Çdo lojtar ka një personalitet të ndryshëm. Secili ka nevojë për kohë për t'u përshtatur. Çdo lojtari i flitet në mënyrë të ndryshme.

"Ne përpiqemi t'u transmetojmë lojtarëve të rinj entuziazmin dhe emocionin e të qenit pjesë e Atletico Madrid. Klubi ynë e jeton futbollin në mënyrë shumë kompetitive. Kështu që përvec talentit duhet edhe përkushtimi".

Të fundit