Flash News

KRYESORE

E BUJSHME: Barcelona frikësohet për Ter Stegen, 3 klube "big" e duan

E BUJSHME: Barcelona frikësohet për Ter Stegen, 3 klube

Barcelona duhet të trembet për senatorin e ekipit Marc-Andre Ter Stegen. Portieri gjerman ka përjetuar një vit kalendarik fantastik duke qenë në top formë. Numri një i Barcelonës kërkohet nga shumë skuadra të rëndësishme të Europës. Katalanasit duhet të tremben për futbollistin e tyre.

Bayern Munchen, Juventus dhe PSG duan titullarin e Barcelonës. "Mundo Deportivo" shkruan se drejtuesit e katalanasve kanë nisur menjëherë të reagojnë, pasi nuk duan të privohen nga shërbimet e "Gardianit të tyre".

Bayerni kërkon një pasues për Neuer, kjo do të sillte direkt dhe rrëmbimin e portës së kombëtares që aq shumë e dëshiron portierin. Juventus nuk është e bindur nga Szczesny dhe do një emër big për ëndrrën e madhe Champions. PSG ka Navasin, por vitet mbi shpatulla nuk i premtojnë shumë atij.

Të fundit