Flash News

KRYESORE

E bujshme! Bayern nuk e do më trajnerin Flick, vjen një tjetër gjerman

E bujshme! Bayern nuk e do më trajnerin Flick, vjen një tjetër

Vetëm këtë lajm që nuk e priste askush!

Duket se Bayern nuk është bindur nga trajneri Hansi Flick dhe ka vendosur që në qershor drejtimin e skuadrës ta marrë Thomas Tuchel. Ky i fundit tani punon te Paris Saint-Germain, aty ku thuajse asgjë nuk i ka ecur mirë.

Revista gjermane Sport Bild raporton se për ish-trajnerin e Dortmundit mund të hapen dyert e një rikthimi në Bundesligë. Tuchel duket se është kandidati numër një për të marrë drejtimin e bavarezëve, të cilët luajnë mirë me trajnerin Flick, por jo mjaftueshëm në ofensivë.

Flick mori vendin e kroatit Niko Kovac nëntorin e kaluar. Ai ka qenë asistent i tij dhe pati shansin të tregojë sa vlen në Mynih. Rezultatet kanë qenë pozitive, por në Mynih kurrë nuk i dihet.

Të fundit