Flash News

KRYESORE

E BUJSHME: Derbi për mbrojtësin shqiptar, Interi dhe Milani nisin garën

Nuk e kishim menduar se do të vinte kjo ditë, por mund të ndodhë! Milani dhe Interi janë në garë për mbrojtësin shqiptar Marash Kumbulla. I riu po luan si titullar te Hellas Verona dhe po bën mjaft mirë.

19-vjeçari ka zgjuar interesin e disa klubeve me zikaltrit që e kanë pikasur të parët. Situata mund të ndryshojë, pasi së fundmi për lojtarin është interesuar dhe Milani. Kumbulla ka formuar një mbrojtje mjaft solide me Amir Rrahmanin në kampionatin italian.

Hellas Verona nuk do ta pengojë, pasi me një ofertë të mirë do ta lërë të largohet, por ende nuk dihet se çfarë do të bëjë djaloshi ynë. Ai ka nevojë për minuta dhe kalimi i tij tek ekipet e Milanos do ta fuste në vështirësi.

Të fundit