Flash News

KRYESORE

E bujshme! Dortmundi i merr mesfushorin Juventusit?

E bujshme! Dortmundi i merr mesfushorin Juventusit?

Borussia Dortmund duket se i ka planet e qarta për merkaton. Trajneri Lucien Favre do një mesfushor difensiv dhe drejtuesit e klubit gjerman e kanë piketuar te Juventusi.

Lajmi vjen nga revista gjermane "Kicker", e cila raporton se i preferuari i verdhezinjve është Emre Can. 26-vjeçari nuk ka shanse për të luajtur aq sa do te Juventusi dhe - me afrimin e Kampionatit Europian 2020 - i duhet urgjentisht një klub që i garanton minuta.

Problemi i këtij transferimi është se Dortmundi ka nxjerrë në merkato sulmuesin Paco Alcacer. Erling Haaland nuk i lë hapësira spanjollit dhe duhet një zëvendësues për ish-lojtarin e Barcelonës, para se të mendohet për mesfushën.

Të fundit