Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E bujshme, FIFA kërcënon Spanjën me përjashtim nga Botërori i Rusisë
E përditshmja spanjolle “El Pais” ka publikuar një lajm troditës sipas të cilit kombëtarja e Spanjës rrezikon të përjashtohet nga Botërori i Rusisë.
‘El Pasi’ shkruan se në zyrat e Federatës Spanjolle të Futbollit ka ardhur një letër e FIFA-s, e cila bën një paralajmërim të fortë duke theksuar se përfaqësuesja iberike mund të përjashtohet nga Kupa e Botës për shkak të ndërhyrjes së organeve qeveritare në çështjet e Federatës.
Situata në Spanjë ka tërhequr vëmendjen e Italisë, e cila do të marrë vendin e iberikëve në Rusi, nëse ata përjashtohen. Një histori që përsëritet, duke qenë se edhe Peruja para pak kohësh u ndodh në të njëjtën situatë.
Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi i qeverisë së futbollit spanjoll, që ka përgënjeshtruar lajmin për kërcënimin e FIFA-s. Presidenti i “RFEF”-së, Larrea pranoi se u takua me Infantinon gjatë shortit të Kupës së Botës, duke e vënë në dijeni për atë çfarë po ndodhte në futbollin spanjoll.
“Askush nuk do ta përjashtojë Spanjën nga Botërori”, theksoi Larrea.