Flash News

KRYESORE

E BUJSHME: Interi në sulm për shqiptarin, trembet nga çmimi i kartonit

Interi po vëzhgon me vëmendje rritjen e Marash Kumbullës. Mbrojtësi shqiptar ka bërë mjaft mirë te Verona duke fituar vendin e titullarit. Interesimi për të nuk ka munguar me drejtuesit zikaltër që kanë vendosur kontakte me klubin e shqiptarit.

Ata kanë dashur të nxitojnë duke parë dhe interesimin e madh të Juventusit, Napolit, Lazios dhe Atalantës. Zikaltrit kanë pyetur për çmimin e kartonit dhe janë trembur nga shifra e Veronës. Ekipi modest do 20 milionë euro për ta lënë të lirë Kumbullën që në janar.

Shqiptari nuk dëshiron të nxitohet, pasi është shumë i ri dhe ka nevojë të rritet. Ai do të kalojë te një ekip që i siguron minuta në Serie A dhe të mos qëndrojë në stol.

Rezultate imazhesh për marash kumbulla

Të fundit