Flash News

KRYESORE

E BUJSHME: Mala vendos për të ardhmen, ndikon biseda me Sormanin

E BUJSHME: Mala vendos për të ardhmen, ndikon biseda me Sormanin

Partizani nuk ka marrë në Turqi mesfushorin Esat Mala. Ky i fundit është i dëmtuar nga klubi, ndërsa situata duket se nuk do të ketë shumë ndryshime. I riu ka patur një bisedë me trajnerin e ri Adolfo Sormani para se skuadra të niset për Turqi.

Burime të ndryshme bëjnë me dije se futbollisti ka folur me teknikun e ri dhe ky i fundit i ka shprehur pëlqimin që ka. Numri një i stolit ka theksuar se vendimi ishte i klubit dhe ishte i pafuqishëm para një situate të tillë.

21-vjeçari po stërvitet me Partizanin B momentalisht dhe duhet të paraqitet, përndryshe do të gjobitet. Janari nuk do të jetë shpëtimi i tij, pasi nuk ka ndonjë ekip që do të paguajë për futbollistin, por në verë gjërat duket se do të ndryshojnë. Ai do të dalë futbollist i lirë dhe dëshiron aventurën Europiane.

Të fundit