Flash News

KRYESORE

E BUJSHME: Partizani piketon trajnerin e ri, një emër surprizë

E BUJSHME: Partizani piketon trajnerin e ri, një emër surprizë

Partizani ka shkarkuar trajnerin Franco Lerda pas zhgënjimit në derbi kundër Tiranës. Ekipi i "Demave të kuq" është drejtuar nga ish-mbrojtësi Renaldo Kalari në dy ndeshjet e fundit. Ai humbi kundër Bylisit, por fitoi ndaj Vllaznisë.

Drejtuesit po mendojnë për emrin e ri dhe ka dalë në skenë ish-tekniku Adolfo Sormani. Italiani u largua nga kryeqytetasit pas disa përplasjeve me trajnerin Sulejman Starova, por presidenti Gaz Demi e tha publikisht se ishte penduar që e ka larguar.

Sormani shkoi në Danimarkë drejt Veljes dhe arriti të bënte mirë. Ai e çoi ekipin në Superligë dhe aty u largua pas rezultateve jo të mira. Partizani po tenton ta rikthejë sërish në shtëpi.

Të fundit