Flash News

KRYESORE

E bujshme! Po shkëlqen në Serie A, shqiptari kërkohet nga Interi

E bujshme! Po shkëlqen në Serie A, shqiptari kërkohet nga Interi

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbullua, po ndiqet nga Interi. Lajmi vjen nga Calciomercato, sipas të cilit klubi zikaltër i ka vënë syrin prej kohësh mbrojtësit të Veronës.

Kumbulla pa frikë mund të quhet një nga zbulimet e këtij sezoni në Serie  A. Mediat italiane shkruajnë vazhdimisht për të dhe me meritë të plotë. 19-vjeçari gëzon edhe interesin e disa skuadrave të tjera, por bie në sy Interi.

Duke folur për FC Internews, menaxheri i mbrojtësit shqiptar e ka thënë hapur se lojtari që ai përfaqëson ndiqet nga Interi dhe ne e presim me padurim ditën kur një shqiptar të luajë titullar në Milano.

Të fundit