Flash News

KRYESORE

E bujshme! Raiola thur planet për kalimin e yllit të Napolit tek Interi

E bujshme! Raiola thur planet për kalimin e yllit të Napolit tek

Gennaro Gattuso po punon fort për të kthyer Napolin aty ku duhet, por gjërat nuk po funksionojnë. Napoli duket në krizë dhe një Zot e di se kur mund të ndodhë mrekullia për ta kaluar atë.

Një ndër të paktët yje që po luan në mënyrë konstante është Lorenzo Insigne. Kapiteni ka shënuar 7 gola këtë sezon dhe ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve. "Corriere dello Sport" raporton se agjenti i tij, Mino Raiola, po mendon ta transferojë tek Interi. Ky do të ishte një transferim i bujshëm!

Insigne ka karakteristikat e duhura për skemën 3-5-3 që aplikon trajneri Antonio Conte. Menaxheri Raiola po tenton të bindë sulmuesin anësor të largohet nga ekipi i zemrës, ndërkohë që Interi nuk ka bërë ofertë për 28-vjeçarin.

Të fundit