Flash News

KRYESORE

E bujshme! Steven Gerrard kërkon sulmuesin shqiptar te Rangers

E bujshme! Steven Gerrard kërkon sulmuesin shqiptar te Rangers

Florian Kamberi ka tërhequr vëmendjen e Glasgow Rangers. Klubi i famshëm skocez është rikthyer në formë dhe ka vite që ëndërron të mposhtë Celtic-un në betejën për titullin kampion.

24-vjeçari i kombëtares shqiptare numëron 8 gola këtë sezon dhe duket se shumë shpejt do të bashkohet me trajnerin Steven Gerrard. Dëmtimi i veteranit Defoe shtyn legjendën e futbollit anglez, që të kërkojë një legjionar kuqezi në ekipin e tij.

Lajmi vjen nga "Sky Sports", sipas të cilit gjiganti skocez e kërkon në huazim Kamberin, por ndoshta edhe me një klauzolë për ta blerë në fund të sezonit. Kamberi aktualisht luan te Hibernian.

Të fundit