Flash News

KRYESORE

E çuditshme, Milani merr vendimin e fundit për Giampaolon

E çuditshme, Milani merr vendimin e fundit për Giampaolon

E bujshme nga Gazzetta dello Sport, trajneri i Milanit, Marco Giampaolo do të vazhdojë të jetë në krye të ekipit dhe në rast se ekipi nuk ndryshon faqe menjëherë. Tekniku i italianëve ka 4 humbje në 6 ndeshjet e para, por drejtuesit besojnë tek ai.

Familja Elliot i ka bërë të ditur numrit një të stolit që duan të vazhdojnë me Milanin. Një lajm i tillë është i papritur, pasi emrat për zëvendësuesin e tij vërshojnë në mediet italiane. Situata është krejtësisht e paqartë, pasi as lojtarët nuk e duan Giampaolon.

Numri një i stolit e di se zëra të tillë janë për ta qetësuar dhe për ta bërë të punojë i qetë, por në krahun tjetër është i ndërgjegjshëm që një humbje tjetër do e bënte të hiqte dorë vetë. Starti i Milanit është skandaloz dhe tifozët kanë vërshuar ndaj tij.

Të fundit