Flash News
Konstituohet grupi i dialogut për ‘Reformat’ mes opozitës dhe mazhorancës
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
E dashura e denoncon për dhunë, policia i zbulon dy shkelje edhe më të rënda
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një person nga Kosova, pas denoncimit të bashkëjetueses S.P.
Pas denoncimit, policia zbulon edhe shkelje më të rënda, që kanë të bëjnë me mashtrimin e personave. Ai u merrte para në këmbim të një vendi punë në aeroportin “Nënën Tereza” dhe në Akademinë e Sigurisë.
Njoftimi i policisë:
Policia e Elbasanit arreston një shtetas kosovar për Dhunë në Familje dhe Mashtrim. 36 vjeçari ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses. Gjithashtu ky shtetas nëpërmjet shpërdorimit të besimit ka mashtruar dy shtetas duke u marrë lekë me premtimin se do t’i ndihmonte për t’u punësuar.
Urdhër arresti edhe nga Kosova për këtë shtetas për tre vepra penale të mashtrimit të kryera në Kosovë. Nga Specialistet për Hetimin e Krimit është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Burim Pushkolli, 36 vjeç, banues në Vushtri, Kosovë.
Arrestimi i tij u krye sepse ndaj tij ka bërë kallzim penal shtetasja S.P 39 vjeçe banuese Elbasan, se shtetasi Burim Pushkolli ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike në mënyrë të vazhdusheme ndaj saj, pasi kjo bashkëjetonte me këtë shtetas.
Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shtetasi Burim Pushkolli nëpërmjet shpërdorimit të besimit i ka marë një sasi prej 100.000 mjë lek shtetasit F.M. 47 vjeç banues në Elbasan duke i premtuar se do e ndihmonte të regjistronte djalin në Akademinë e Sigurisë në Tiranë.
Gjithashtu rezulton se shtetasi i mësiperm i ka marrë duke shpërdoruar besimin një sasi prej 50.000 mijë lekesh edhe shtetasit N.L.32 vjeç banues në Elbasan të cilit i ka premtuar se do e fuste në punë në Aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë.
Nga verifikimet e bëra me Policinë e Kosovës, ka rezultuar se për këtë shtetas ka urdhër arresti për tre vepra penale për mashtrim. Nga ana jonë është komunikuar me Zyren Interpol Tirana për kryerjen e verifikimeve të mëtejshme për këtë shtetas.
Materialet hetimore që bëjë fjalë për veprën penale të “Dhunës në Familje” dhe “Mashtrimit” parashikuar nga neni 130/a dhe 143 i k. penal do ti kalojë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.