Flash News

KRYESORE

E dashura e Ronaldos shkëlqen në Venecia

E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez ka shkëlqyer në Festivalin e Filmit në Venecia.

24-vjeçarja mahniti me fustanin e saj blu, ngjitur pas trupit. Modelja u shfaq dje në ditën e parë të festivalit të filmit në Venecia, që do të vazhdojë rrugëtimin deri në datë 8 shtator. Ky festival i përvitshëm mbahet për të 75-tin vit radhazi.

Georgina, nëntorin e vitit të shkuar i dhuroi Cristianos fëmijën e tij të katërt, Alana Martina (fëmija i saj i parë biologjik).

Të fundit