Flash News

KRYESORE

E dashuruar me djalin nga Xhamajka, Era Istrefi publikon videoklipin e “Prisoner”

E dashuruar me djalin nga Xhamajka, Era Istrefi publikon videoklipin e

Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja shqiptare tashmë me famë botërore, Era Istrefi, publikoi videoklipin e këngës së saj më të re të titulluar “Prisoner”.

Kënga ishte publikuar që para se të fillonte Botërori por vetën në versionin audio. Këngëtarja gjithashtu kishte njoftuar edhe për videoklipin, të cilin e realizoi në Xhamajka.

Në klip Era shfaqet shumë e dashuruar pas një djali nga Xhamajka me të cilin herë zihet e herë kalojnë momente të këndshme.

Hiti i saj më i ri, i cili vjen fill pas suksesit të saj në Kupën e Botës krah Nicky Jam dhe Will Smith, nuk është anashkaluar as nga mediat e huaja të cilat kanë shkruar për këtë projekt të 24-vjeçares.

Media “Just Jared” ka realizuar edhe një intervistë me Erën, në lidhje me rrymën “reggae” që ajo ka zgjedhur.

“Jam rritur duke dëgjuar këngë reggae, kështu që kur e dëgjova demon e “Prisoner” të shkruar nga Emily Ëarren dhe Scott Harris, e ndjeva që ishte shumë e përshtatshme për mua, u identifikova me melodinë dhe tekstin e mrekullueshëm. Muzikën reggae fillova ta pëlqej që në moshën 16-vjeçare dhe kjo më bëri që të shkoj në Xhamajka për ta xhiruar videoklipin”, ka thënë ajo për “Just Jared”.

https://youtu.be/eUsgeGIwjSA

Të fundit