Flash News

KRYESORE

E dërguan të vdekur në spital, flet babai: I dhashë kos, ishte me dhimbje të forta koke

E dërguan të vdekur në spital, flet babai: I dhashë kos,

Sot në orën 5:00 të mëngjesit është dërguar i vdekur në spital një 10 vjeçar. Mësohet se fëmija që i përkiste komunitetit egjiptian prej ditësh ishte në gjendje të rëndë gripale.

Ai ishte dërguar nga familja në spitalin e Tepelenës, por mjeku kishte këshilluar prindrit që ta çonin drejt spitalit të Gjirokastrës. Mirëpo, prindërit nuk e kanë dërguar në spital. I ati i 10 vjeçarit, i pyetur nga News 24, u shpreh se i biri vuante prej 1 viti e gjysmë nga migrena.

Ai shtoi se i biri ka patur dhimbje të forta koke dhe temperaturë të luhatshme, me ulje dhe ngritje. “Djali ishte me migrenë. I bleva ilaçe dy muaj. Ishte i sëmurë nga 1 vit e gjysmë. Temperatura ishte 29, por qetësuesi për momentin ia uli në 26 . Nuk arrita ta çoja dot në spital. Nuk e çova në spital se dje u bë më mirë. Po llafoste me mua. Madje i dhashë dhe kos”, u shpreh i ati, teksa shtoi se i biri ndërroi jetë rreth orës 4 të mëngjesit teksa e dërgonte në spital.

Të fundit