Flash News

KRYESORE

E dha sinjalin pas ndeshjes, Eriksen në mesjavë ndryshon ekip

E dha sinjalin pas ndeshjes, Eriksen në mesjavë ndryshon ekip

Christian Eriksen nuk bindet as nga Jose Mourinho. Ai do të largohet nga Tottenham dhe destinacioni i tij i ardhshëm është Interi.

Pas barazimit 0-0 kundër Watford-it, dje mesfushori ofensiv i "Spurs"-ave shkoi të përshëndeste tifozët e tij bashkë me shokët e skuadrës, por një detaj u vu re. Ai ndenjishi pranë tyre më shumë se shokët dhe mediat e kanë trajtuar si lamtumirë.

Interi pritet që të hënë të bëjë ofertën e parë për danezin, që duhet të jetë 15 mln euro. Kjo konsiderohet shifër e lartë nga klubit zikaltër, meqë Eriksenit i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni.

Ai pritet të bëjë vizitat mjekësore në mesjavë dhe ndoshta bashkë me të në Milano do të jetë edhe mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal.

Të fundit