Flash News

KRYESORE

E dhimbshme! Bayern humbet dy mbrojtës për gjithë sezonin!

E dhimbshme! Bayern humbet dy mbrojtës për gjithë sezonin!

Bayern dhe dëmtimet janë një histori e pashpjegueshme. Sikur të mos mjaftonte dëmtimi i mbrojtësit Niklas Sule (ka humbur sezonin), sot klubi bavarez ka marrë vesh se edhe Lucas Hernandez ka probleme me ligamentin e gjurit dhe do të mungojë po aq sa gjermani.

Doktori Hans-Wilhelm Müller-Wohlfahrt ka njoftuar se lojtari francez, i blerë verën e shkuar për 80 mln euro nga Atletico Madrid, duhet t'i nënshtrohet një operimi.

Hernandez, kampion bote me Francën, u dëmtua mbrëmjen e së martës kundër Olympiacos në Greqi në Champions League, mbyllur me rezultatin 2-3 në favor të rekordmenëve të Bundesligës. Javi Martinez dhe Serge Gnabry dolën gjithashtu të dëmtuar pas ndeshjes, por nuk kanë probleme serioze.

Një Zot e di se si do ta zgjidhë Bayern këtë problem: nuk ka dy mbrojtës qendre deri në maj!

Të fundit