Flash News

KRYESORE

E diagnostikuar me kancer, gazetarja: Më kanë mbetur edhe pak ditë jetë

E diagnostikuar me kancer, gazetarja: Më kanë mbetur edhe pak

Spikerja e lajmeve të BBC, Rachael Bland, e cila vuan nga një kancer i pashërueshëm në gji, ka zbuluar në rrjete sociale se i kanë mbetur vetëm pak ditë jetë, pas diagnostikimit në nëntor të 2016.

Muajin e kaluar 40-vjeçarja u shpreh se ishte në garë me kohën për të botuar një kujtim për djalin e saj dy-vjeçar, Freddie, ku besonte se kishte më pak se një vit jetë të mbetur. Bland po organizonte një podcast me Deborah James dhe Lauren Mahon, i cili do vazhdojë edhe kur të ndërrojë jetë.

"Unë jam duke thënë se kam vetëm pak ditë, është shumë surreale, faleminderit shumë për të gjithë mbështetjen që më keni dhënë”, ka shkruar ajo në ‘Twitter’.

Gazetarja që ka lindur në Cardiff dhe jeton në Cheshire mori lajmin në maj se kanceri është i pashërueshëm dhe nuk ka shpresa. Pas dy muajsh, mjekët i thanë se sëmundja ishte përhapur dhe i kanë mbetur shumë pak ditë jetë.

Të fundit