Flash News

KRYESORE

E diel e gëzueshme për shqiptarët, festojnë Interi dhe Milani

E diel e gëzueshme për shqiptarët, festojnë Interi dhe

Kjo e diel ishte shumë produktive për dy nga skuadrat më të preferuara të shqiptarëve, Interi dhe Milani. Sidomos për tifozët zikaltër, sepse skuadra e tyre zemrës sot mori kreun e klasifikimit në Serie A, duke mposhtur 2-1 SPAL-in.

Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte tani ka 1 pikë më shumë se Juventusi, i cili sot humbi 2 pikë duke barazuar 2-2 me Sassuolon.

Interi luajti shumë mirë para 60,000 tifozëve të pranishëm në stadiumin "San Siro". Lautaro Martinez shënoi golin e parë pas 16 minutash lojë me të djathtën, teksa në të 41' plotësoi dopietën e tij personale kundër portierit shqiptar Etrit Berisha. Golin e dytë e shënoi me kokë, me kros nga Candreva. SPAL shënoi golin e nderit me Valorin, i pamjaftueshëm për të ndalur zikaltrit.

Ndërkohë, Milani vuajti shumë ndaj Parmës sot, por arriti të marrë fitoren 1-0. Golin e vetëm të fitores e shënoi Theo Hernandez në minutat e fundit të takimit.

Të fundit