E diela pa makina? Pas përplasjes me Manastirliun, Policia e Shtetit tërheq urdhrin kontradiktor

Policia e Shtetit ka dalë edhe një herë me një tjetër sqarim sa i takon lëvizjes së automjeteve këtë të diel.

Policia sqaron se këtë të diel, ashtu siç kishte komunikuar më herët edhe Ministria e Shëndetësisë do të lejohet lëvizja e automjeteve brenda qyteteve.

“Policia e Shtetit, duke rivleresuar komunikimin me Ministrine e Shendetesise në lidhje me Udhezimin per ditën e diel, 31 maj, pa makina, informon edhe njehere qytetaret se nuk do te kete ndalim te qarkullimit te automjeteve brenda qyteteve as ditën e diel.

Policia do te përqendrohet vetem ne ndalimin e levizjes mes zonave, qe edhe neser do te jene zona te kuqe”, sqaron policia.

Kujtojmë se paradite, policia doli me një urdhër që binte ndesh me atë të Ministrisë së Shëndetësisë, sa i takon qarkullimit të makinave gjatë të dielës.

Urdhrat kontradiktorë për lëvizjen gjatë fundjavës ‘përplasin’ Policinë e Shtetit me Manastirliun