All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

NDËRKOMBËTARE

A e dini sa fiton Apple nga Iphone-i me të cilin ti po lexon këtë lajm?

A e dini sa fiton Apple nga Iphone-i me të cilin ti po lexon këtë
All - Paragraf - 1

Që të blesh një celular iPhone 7 pa kontratë, në Europë duhet të paguash më shtrenjtë se në SHBA. Kështu, nëse në Amerikë e blen me 649 dollarë, në Gjermani një celular i tillë kushton minimumi 759 euro.

All - Paragraf - 3

Por sa është kostoja materiale për një celular?

Çmimi për të gjithë përbërësit shkon në 219 dollarë. Kësaj i shtohen edhe rreth 5 dollarë për prodhimin, duke e çuar shumën në 224 dollarë.

Me çdo celular të shitur, Apple fiton 434 dollarë. Megjithatë në analizë nuk merren kostot e zhvillimit dhe as shpenzimet për reklamat, transportin dhe shitjen. Se sa është fitimi real, kompania nuk e bën të ditur.

Megjithatë kostoja materiale është rreth 37 dollarë më e lartë se për paraardhësin iPhone 6s.

Pjesa më e shtrenjtë është ekrani, që mendohet se kushton 43 dollarë amerikanë.

Teknologjia e transmetimit pa tel kushton 33.90 dollarë dhe çipi 26.90 dollarë.

Të fundit