Flash News

KRYESORE

“E dini vetë ju ku e fusni preshin e karotën”, si u përgjigj Rama fermerëve të Divjakës

“E dini vetë ju ku e fusni preshin e karotën”, si u

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij sot në Kuvend, u ndal dhe te situata shqetësuese e fermerëve shqiptarë, të cilët nuk kanë ku ta shesin prodhimin e tyre.

“Isha në Divjakë, qindra mijëra prodhime, lakra, karrota…etj; të cilat fermerët nuk i shesin dot sepse edhe me një çmim që është gjysma e kostos së prodhimit nuk i merr dot”, u shpreh Basha.

Më tej ai tregoi se si u është përgjigjur Rama qytetarëve kur ata janë ankuar në lidhje me shitjen e prodhimeve të tyre bujqësore. “E dini vetë ju ku e fusni preshin e karotën’, u ka thënë Rama dy vite më parë qytetarëve.

“ Turp për rrugacin më ordiner”, u shpreh më tej Basha duke shtuar se Shqipëria prej 5 vitesh ka një kryeministër që shantazhohet lehtësisht.

“Kryeministri merr vendime në bazë të dosjeve që i tunden para syve. Dosjet e miliona parave të pastruara përmes bandave familjare. Ky është një kryeministër i shantazhueshëm”, tha më tej kreu opozitar.

Të fundit