Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Fitim Zekthi
Pas një zbehjeje të dallimeve ideologjike mes partive politike pas vitit 1990 dhe shfaqjes së një diskursi të ri në qendër të të cilit u vendos efikasiteti, pragmatizmi, teknokracia etj., sot është rikthyer sërish i fortë dhe i rëndësishëm dallimi ideologjik, mbajtja e qëndrimeve dhe hartimi i propozimeve mbi pozicionet e të djathtës dhe të majtës (brenda të cilave ka ngjyresa shumë të mëdha që përfshijnë rryma në secilin pozicion). Për shumë studiues ishte i pritshëm ky dështim i teknokracisë apo i periudhës ideologjike pasi demokracia funksionon mbi dikotominë pozitë-opozitë të cilat nuk mund të kenë propozime të tjera të tjera veç të majtës dhe të djathtës pavarësisht modifikimit që mund t’i bëjnë.
Shqipëria gjatë këtyre 27 viteve pluralizëm e ka patur të theksuar në disa drejtime dallimin e majtë-e djathtë dhe në disa drejtime as që patur fare dallim të këtillë. Kjo ka ardhur për shkak të faktit që partitë kryesore janë krijuar në rrethana jo aq të natyrshme. Partia Socialiste u krijua nga ndryshimi i emrit të Partisë së Punës që kishte drejtuar e vetme vendin për 45 vjet duke shkaktuar një gjëmë kombëtare me shtetin totalitar që ndërtoi, dhe Partia Demokratike u krijua si një parti që donte demokracinë dhe ishte kundër komunizmit. Sigurisht që Partia Socialiste do të ishte e mbushur plotësisht me majtizëm, madje me majtizëm të thekshëm, nga ai më radikali ndërsa Partia Demokratike do ta kishte të dobët ngjyrën e të djathtës megjithëse do të ishte një parti e fortë dhe e qartë antikomuniste.
Në kohën kur dallimet ideologjike po shfaqen të forta kudo dhe në kohën kur në Shqipëri ka nevojë dramatike të formulohet një propozim politik qartësisht i djathtë në mënyrë që të përballë me ide gjendjen në vend dhe partinë në pushtet ne po përpiqemi të shohim çfarë është e djathta, nga ku buron premisa që çon tek ajo, çfarë përfaqëson dhe çfarë synon e djathta. Duhet thënë se brenda të djathtës ka dallime të ndryshme të cilat e bëjnë shumë interesante atë vetë dhe debatin ideor brenda saj por ashti, rrashti dhe burimi është i njëjtë kudo në ngjyrat e saj.
E djathta beson se një ligj natyror rregullon jetën e njeriut, shoqërisë dhe botës. Nën ndriçimin e këtij ligj natyror e djathta kupton qëllimin apo detyrat e qeverisë (me qeveri kuptojnë të gjitha degët e saj si ekzekutivi, ligjvënësi dhe gjyqësori) dhe kuptimin e tërë humanitetit tonë. Ligji natyror për të djathtën fillon me “idenë e një rendi natyror”. Ky rend natyror është zbuluar apo zbulohet nga njeriu, por nuk krijohet prej tij. Ky rend natyror i jep trajtë dhe kufizon kuptimin e lirisë. Ky rend natyror i orienton njerëzit drejt një hierarkie natyrale të qëllimeve njerëzore. Këto qëllime, që janë familjare (kanë të bëjnë me familjen), politike, filozofike dhe teologjike, janë të përbashkëta për çdo njeri. Për idenë e djathtë qëllimi më i lartë është ai i zbulimit të së vërtetës mbi natyrën dhe hyjësinë e Zotit. Ky qëllim domosdoshmërisht e bën njeriun të jetë një qenie me të drejta individuale të kufizuara. Pra, premisa themelore e idesë së djathtë është ajo e ligjit natyror, i cili gjendet në një rend natyror jo të krijuar nga njeriu. Nga kjo pikëpamje e djathta mendon se njerëzit, siç thuhet në Deklaratën e Pavarësisë së SHBA-së, “janë krijuar të barabartë nga Zoti dhe janë të pajisur nga Ai me disa të drejta të patjetërsueshme”.
Kur themi 'janë krijuar' të barabartë nuk do të thotë se njerëzit janë njësoj, përkundrazi çdo njeri është një krijesë unike. Këtu lind një nga tiparet apo shfaqet një nga rrënjët bazë të së djathtës: kuptimi që ajo ka për natyrën njerëzore. E djathta duke menduar se njerëzit janë unikë dhe të krijuar nga Zoti, mendon se ekziston një natyrë njerëzore e cila është e pandryshueshme. Duke qenë se njeriu ka një natyrë njerëzore e cila nuk ndryshon, atëherë e djathta mendon se njeriu është mëkatar, është një qenie e dobët e cila nuk ka për qëllim të ndryshojë botën, por ka për detyrë të luftojë me veten në mënyrë që duke u rregulluar, të rregullojë shoqërinë. Kësisoj e djathta vlerëson përunjësinë, është kundër epshit për pushtet, është kundër përdorimit të çdo mjeti për të arritur qëllimin.
E majta mendon se nuk ekziston fare një “natyrë njerëzore”. Me anë të edukimit me njeriun mund të bëhet gjithçka, sipas saj. Pra, njeriu duke mos patur natyrë është thjesht një produkt i rrethanave sociale dhe janë këto rrethana që në njëfarë mënyre janë përgjegjëse për të. Pra, njeriu ka për detyrë të rregullojë shoqërinë pasi duke rregulluar shoqërinë atëherë rregullohet çdo njeri. Pra për të majtën njeriu nuk ka një luftë për të bërë me veten, nuk ka një përgjegjësi për të mbajtur për mëkatet që bën (ai nuk bën fare mëkate) pasi ai nuk është përgjegjës. Në këtë kuptim e majta, duke dashur të ndryshojë tërë shoqërinë me anë të edukimit, pasi njeriu sipas saj mund të bëhet deri edhe absolutisht i mirë në një progres që nuk ndalet, mbron idenë e një shteti të madh që bën gjithçka, që zotëron gjithçka, që iu jep njerëzve atë që shteti mendon se ata duhet të kenë në mënyrë që të arrihet te shoqëria ideale që prodhon njerëz idealë.
Ideja e djathtë që thotë se njeriu ka një natyrë të tijën të pandryshueshme çoi në propozimin politik të djathtë për një shtet të vogël që ndërhyn pak në jetët e njerëzve, që mbron liritë dhe të drejtat themelore, që përkrah iniciativën e individit, që mbledh pak taksa, që nuk i mëson njerëzit se çfarë duhet të bëjnë, që nuk i çon njerëzit me zor në shkolla shtetërore, që nuk ka fare madje shkolla shtetërore etj. Një shtet i djathtë nuk përpiqet të ndryshojë natyrën e njeriut dhe as njeriun. Ideja e majtë që thotë se natyra njerëzore nuk ekziston, se njeriu mund të përmirësohet me edukim çon në propozimin politik se duhet një shtet i madh që di dhe kontrollon gjithçka, që mbledh shumë taksa, që nuk e vlerëson fare ekonominë private apo iniciativën e individit, që zotëron shkolla dhe që iu mëson njerëzve atë që ai do sepse vetëm shteti ka dijen e duhur për të edukuar njerëzit.
Në qoftë se propozimet politike të së djathtës nuk do të kenë për premisë ligjin natyror dhe pandryshueshmërinë e natyrës njerëzore, atëherë në thelb nuk do të kemi të djathtë por variante të shtrembra dhe kaotike që herët a vonë do të prodhojnë probleme për atë dhe për shoqërinë.
*Mapo
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38