Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Fitim Zekthi*
Jeta njerëzore do të ishte plotësisht e ngjashme me atë të të burgosurve që shohin vetëm hijet në shpellën e Platonit, në qoftë se nuk do të kishte simbole ose në qoftë se nuk do të përdoreshin simbole. Ernst Cassirer thotë se jeta njerëzore pa simbolet do të ishte e kufizuar vetëm brenda kontureve të jetës biologjike dhe interesave praktike dhe njerëzit nuk do të dalloheshin nga krijesat e tjera. Njeriu është përpjekur vazhdimisht ta kuptojë veten dhe t’u japë zgjidhjeve problemeve të tij duke krijuar dhe duke përdorur simbole.
Në këtë kuptim është e qartë rëndësia e simboleve edhe sa i takon politikës, filozofisë politike, ideve mbi qeverisjen etj. Mënyra e vetme, megjithatë, që simbolet të na japin mundësi të kuptojmë veten dhe t’i përdorim për gjetur zgjidhje është ajo e krijimit të një lidhjeje natyrale mes tyre dhe substancës, është ajo e shenjimit prej tyre të substancës.
E djathta, konservatorizmi, të paktën në Shqipëri por edhe kudo ka vuajtur dhe vuan nga fakti që simbolet nuk janë dëshmi e substancës, ose janë shumë pak dëshmi e saj. Alastair McIntyre thotë se problemi më i madh sot në lidhje me botëkuptiet, filozofitë apo sistemet e të menduarit është inkonsistenca dhe inkoherenca. Në shoqëritë e sotme mbizotërojnë gjerësisht këto dy tipare. Ai merr si shembull një moment të botës pasi ka ndodhur një kataklizëm. Ka humbur dija që ishte. Ka humbur Letërsia, Fizika, Kimia, Matetamatika, Filozofia etj. Njerëzit gjejnë vetëm copëra fletësh nga librat dhe mundohen që me to të ribëjnë dijen që ishte. Kjo është e pamundur dhe kjo ka bërë që të mos kemi një bashkësi organike dhe unitare idesh politike ose idesh që qëndrojnë së bashku në mënyrë logjike.
Çdo qytetërim ka një teori të tijën mbi çfarë njeh njeriu dhe si njeh ai. Kjo teori mbi njohjen ndikon çdo fushë të jetës së tij që nga Arti, Letërsia, Shkencat, Politika etj.
Njerëzit fillojnë të arsyetojnë me anë të presupozimeve. Mendimtarët dhe filozofët përdorin parimet e para ose filozofinë apo teologjinë e tyre për të nxjerrë këto presupozime. Njerëzit e zakonshëm përdorin pikëpamjen që përçon për ta një sens të përgjithshëm mbi natyrën dhe botën, mbi të drejtën dhe të gabuarën.
Parimet e para, thotë Fred Hutchinson, merren nga besimi ose pranohen si të vërteta të vetëdukshme dhe janë të padiskutueshme. Kur një njeri thotë se një ide është e padiskutueshme kjo do të thotë se ajo nuk bie ndesh me parimin e parë. Filozofët sekularë përdorin besimin intelektual në të vërtetat e vetëdukshme, ndryshe nga ata që përdorin një besim fetar apo një autoritet më të lartë. Modernistët skeptikë e hedhin poshtë idenë e parimeve të para, por pavetëdijshëm ata i pranojnë ato, sepse asnjë mendim nuk del nga vakuumi. i gjithë i menduari racional është mbështetur mbi një besim.
Njerëzit duhet të arsyetojnë sipas një hierarkie nga lart-poshtë. Në majë të hierarkisë është një autoritet më i lartë për të vërtetën. Gjithkush e fillon me besimin te ky autoritet. Ata që i marrin parimet e para nga botëpamja e tyre, shpesh nuk e dinë se cili apo çfarë qëndron si autoritet pas atyre parimeve. Pra, e vërteta gjendet përmes një hierakie që ka gjashtë shkallë: Besim në një autoritet më të lartë, parimet e para, presupozimet, idetë, zinxhiri logjik, sistemi i të menduarit, që janë filozofitë ideologjitë apo modelet shkencore. Vetëm në këtë mënyrë njerëzit mund të zhvillojnë një sistem të menduari. Kurt Godel e zgjidhi këtë edhe matematikisht. Ai tha se çdo sistem logjik, përfshirë edhe ato matematikore apo modelet shkencore, janë të varura nga premisa që nuk nuk mund t’i vërtetojnë apo që nuk mund t’i demonstrojnë brenda sistemit. Ato janë jashtë sistemit. Në këtë mënyrë, edhe e djathta është një sistem mendimi ose një filozofi e caktuar politike, dhe ajo ka kuptim vetëm kur ndërtohet si një sistem mendimi.
Ndërtimi i këtij sistemi ka ndjekur të gjitha stadet që ndjek arsyetimi. Presupozimi bazë i konservatorizmit është se njeriu dhe bota janë krijuar nga Zoti dhe se gjendet një ligjësi e qartë e dhënë dhe një qëllim i qartë që duhet ndjekur. Për këtë mënyrë të të parit të botës kemi katër detyra apo interesa madhore: njohja e Zotit, epistemologjia, qeverisja dhe familja. Pra, njeriut i duhet të gjejë mënyrën se si të njohë dhe të kuptojë, të gjejë se çfarë njeh. Njeriu i duhet më pas të njohë Zotin. Detyra vazhdon me të kuptuarit e çfarë ëhstë familja dfhe si mund të jetë ajo. Për të mbërritur tek gjetja e filozfisë, formës dhe sistemit të qeverisjes. Këto janë shqetësimet bazë që lindin nga ky këndvështrim.
Nga ky këndvështrim, gjëja e parë e madhe që del është se ka një ligj natyror në të cilin gjenden të drejtat natyrore. Këto të drejta janë të patjetërsueshme dhe detyra e vetme e qeverisë është të garantojë të drejtat natyrore të njerëzve. Gjithashtu, sipas këtij këndvështrimi njeriu nuk është as i mirë dhe nuk është as i keq. Njeriu ka potencialin të jetë shumë i mirë, por ka edhe potencialin të kthehet në një përbindësh, ndaj atij i duhet dhënë pak pushtet dhe ky pushtet duhet të jetë i kontrolluar.
Lindja dhe zhvillimi i filozofisë politike të së djathtës apo konservatorizmit ka ndjekur një rrugë të gjatë me shenja dhe gjurmë në shekuj, por më së shumti ajo është ndikuar nga katër momente kyçe thotë George Will. Një moment kyç është Makiaveli. Makiaveli ishte i pari që tha se njeriu është një qenie e ngarkuar me impulse të këqija të cilat duhet të mbahen nën kontroll. Sigurisht, Makiveli nuk ka folur për idetë e të djathtës, por duke futur për herë të parë idenë e njeriut me impulse të këqija dhe të rrezikshme, ai çeli një rrugë të gjerë drejt kërkimit të formave të qeverisjes që e mbajnë nën kontroll këtë potencial të njeriut.
Një moment tjetër është filozofia e Descartes-it. Descartes-i ishte i pari që tha se arsyeja njerëzore është e mjaftueshme për njohjen. Nuk ka nevojë fare për njohjen e përvojës. Duke thënë kështu ai i hapi derën vramendjes për të gjetur një formë qeverisjeje vetëm mbështetur mbi llogaritë e arsyes, pa u nisur fare nga e kaluara dhe dijet ekzistuese. Një moment tjetër i rëndësishëm është filozofia e Thomas Hobbes-it. Për Hobbes-in njeriu është në një gjendje natyrore në të cilën ai është vazhdimisht nën kërcënimin e vrasjes së dhunshme. Kështu i vetmi interes i tij është të shpëtojë nga ky rrezik. Duke thënë këtë Hobbes-i tha se të gjithë njerëzit i tremben njëlloj kësaj gjendjeje, të gjithë njerëzit nuk merren dot vesh për besimin fetar, kështu që ky besim duhet të jetë i lirë dhe të mos imponohet nga shteti. Nisur nga këto Hobbes-I hapi rrugën e ndërtimoit të një shkence politike racionale që i merr të dhënat nga demosi etj.
Pika tjetër e madhe që ndikoi gjithë mendimin e mëpasëm mbi qeverisjen ishte Martin Luther i cili me teologjinë e tij të re tha se njeriu është i vetëm përballë Zotit, nuk ka nevojë për klerin dhe për njohjen apo dijen e e deritanishme. Ai shkon vetë në burim te të parët apo apo tek mësimt e Krishtit dhe puritanët. Me këtë Luther i thur himn individualizmit.
Këto katër momente kyçe, por edhe shumë të tjera, përmbysën krejt këndëvështrimin mbi çfarë duhet të jetë qeverisja. Në qoftë se në Greqinë dhe Romën e vjetër synimi i mendimit politik ishte të ndërtonte një shoqëri dhe një sistem qeverisjeje ku njeriu të jepte më të mirën e tij, tashmë gjithë synimi ishte të ndërtohej një shoqëri dhe një sistem politik që të shmangte tiraninë. Mënyra e vetme ishte kufizimi dhe ndarja e pushteteve.
Në fakt, në zemër të së djathtës gjendet ndarja e pushteteve, gjendet kufizmi dhe kontrolli i pushtetit. Ideja e së majtës nuk ka asnjë lidhje me kufizimin dhe ndarjen e pushtetit. Ajo flet për ndërtimin e një bote të re dhe nuk mund të pranojë pushtete të vogël apo pushtet të kufizuar.
Morali i së djathtës nga ana tjetër ka për burim po autoritetin e lartë nga i cili merren parimet e para dhe nga i cili vijnë presupozimet. Duke qenë kështu morali është i pandryshueshëm, i dhënë, nuk është çështje e marrëveshjes së njerëzve. Për të majtën dhe liberalët, morali është çështje e marrveshjes mes njerëzve.
E djathta ka për metaforë bazë atë të Fuqisë Morale. Për të djathtën të jesh i mirë do të thotë të qëndrosh drejt, të jesh i keq do të thotë të biesh. Ajo përdor metafora të tilla si ‘ai është një qytetar i fortë’, ‘kjo ishte një gjë e ulët’, ‘është si gjarpri në bar’. Për moralin konservator të bësh keq do të thotë të lëvizësh nga një pozicion i të qenit lart në një vend diku poshtë. Të bësh keq do të thotë të biesh poshtë. Shembulli klasik është ai i rënies nga hiri. E keqja materializohet si forcë e brendshme ose e jashtme që të shtyn të bësh veprime imorale. Kështu, të rrish drejt do të thotë të rezistosh. Këtu kemi metaforat konservatore të fibrës morale ose palcës.
Ka dy forma të forcës morale që varen nga e keqja e brendshme ose e jashtme. Kurajoja është ajo që i takon qëndresës ndaj të jashtmes. E djathta dhe konservatorët e përdorin gjerësisht fjalën ‘kurajo’. Pjesa dërrmuese e metaforës së fuqisë morale ka të bëjë me të keqen e brendshme dhe këtu del vetëkontrolli. Njeriu duhet të zhvillojë vullnet për të përballur dëshirat trupore që kanë të bëjnë me të keqen e brendshme. E kundërta e vetë kontrollit është vetëkënaqësia e cila për moralin konservator është rreziku themelor që vjen nga joshja. Metafora të tjera janë kufij moralë, gërryerje morale, i kalbur, i kalbur deri në palcë. Në fjalorin konservator kanë vend të gjerë fjalët degjenerim, karakter, dinjitet, thelb, fabrikë morale etj.
Ndërsa liberalët dhe të majtët kanë për metaforë bazë atë të moralit si empati. “E di çdo të thotë të jesh në gjendjen tënde, e ndjej atë që ndjen ti”. Veprimi moral konceptualizohet si akt empatie dhe më pas ti vepron jo mbi bazën e vlerave të tua, por mbi bazën e vlerave të tij. Ti e sheh botën me sytë e tij. Kemi metaforën e prindit kujdestar, metaforën e moralitetit si lumturi apo moralitetit si ndershmëri.
Në lidhje me ekonominë, për të djathtën është e qartë se shteti duhet të jetë sa më i vogël dhe të lerë njerëzit e talentuar të ecin. Ideja e djathtë nënkupton se vetvetiu një shoqëri me moral konservator, me shtet të vogël, ndërton një rend spontan ku prodhohet ajo që duhet dhe shitet me çmimin që duhet. Pra vetë tregu i rregullon gjërat. Metaforat e të djathtës janë ato të lirisë ekonomike, lehtësimit fiskal, garës së drejtë etj. E majta ka metafora bazë taksim i ndershëm, shanse të barabarta, luftë ndaj varfërisë etj.
Fjalori i të djathtës dhe metaforat e të djathtës nuk janë gjetje propagandistike, nuk vijnë si pasojë e ndonjë arnimi ideor për arsye praktike apo për shkak të injorancës. Fjalori dhe metaforat e të djathtës dëshmojnë atë që ajo është. Në momentin që metaforat dhe fjalori janë arnime ose vijnë nga nevoja praktike ato kanë inconsistence, janë inkoherente dhe nuk çojnë asgjëkundi. Metaforat dhe fjalori duhet të jenë produkt i të menduarit lart-poshtë në shkallën epistemologjike, që nis nga autoriteti më i lartë dhe zbret te sistemi i mendimit apo filozofia. Shkurt e djathta është mënyrë të menduari dhe të jetuari ku secili duke luftuar me veten (me joshjet dhe tundimet) dhe rregulluar veten arrin të rregullojë shoqërinë ndryshe nga e majta që është betejë e vazhdueshëm me çdo mjet për të marrë pushtet dhe ndryshuar botën e keqe ku “njeriu i mirë” (për të majtën njerëzit janë vetëm të mirë por ëshët shoqëria që i korrupton) vuan si pasojë e rendit që eshtë korruptuar.
Në momentin që bëhet kjo gjë atëherë është e thjeshtë dhe vihet re se në Shqipëri e djathta dhe konservatorizmi kanë traditë të vjetër. Vepra e Sami Frashërit “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet” është një vepër e djathtë plotësisht. Ai flet për Pleqësinë, për Këshillën e përgjithshme, për Gjykatat si pushtete të pavarura, të kufizuara që kontrollojnë njëra tjetrën. Libri ka të trupëzuar kudo moralin konservator, kudo gjendet fjala Zot, Besim, dinjitet, nder, etj.
Dy autorë të rëndësishëm, mes shumë të tjetrëve, të botës intelektuale shqiptare të viteve ’30-të janë Vangjel Koça dhe Branko Merxhani. Ndonëse në momentin që shkruanin ata tingëllonin si socialdemokratë në të vërtetë ata janë konservatorë në çdo thorrmijë të asaj që thonë. Ja ç’shkruan Koça: “Komunizma është një ide. Një ide antikombëtare, shkatërronjëse. Po, është një ide. Dhe, siç dihet, ideja nuk zhduket me kërbaç, po me një kundër-ide më të mirë. Këtë na e mëson historia e njerëzimit dhe e evolucionit të regjimeve shoqërore. Hamleti që vërtitet me pallë ngjeshur kundër hijes dhe shpresave që ta shpëtojnë, përfytyron njeriun që i vërtitet me armë një ideje dhe shpreson që ta shpojë. Po gjer më sot nuk është gjendur ndonjë çelik kaq i mirë sa për të bërë një pallë kaq të mirë, që mund të vrasë një ide. Provë: Paganizmën nuk e vrau palla, por fuqia dhe madhështia morale e kristianizmës së kohërave të para. Pra, për të mundur idenë komuniste na duhet një kundër-ide më e mirë. Për ne kundër-ideja më e mirë është vetëm Ideja Kombëtare”.
Ndërsa Merxhani thotë: “Rregulli i parë i përparimit është feja. Dhe fe nuk do të thotë tipe të caktuara ceremoniale, as orë të caktuara lutjesh, as tregime filantropike të djallëzuara. Fe do të thotë thellësim shpirtëror, bashkim i zemrave, dashuri, devocion, besim”. Klerikët e atyre viteve kanë qenë ndoshta zemra e konservatorimit shqiptar. Fishta me idetë për arsimin, kombin, për rolin e besimit është i atij niveli që vështirë të gjendet edhe në vendet e tjera në atë kohë. Patër Anton Harapi, në gjithë veprën e tij ka përunjësi dhe ide mbi shoqërinë që janë krejtësisht konservatore. Hafiz Ali Korça që shkroi në vitin 1925 librin ‘Bolshevizma’ kundër ideve komuniste, Hafiz Ibrahim Dalliu, janë gjithashtu simbole ku mund të gjendet për ne sot ideja e djathtë dhe konservatore.
Simbole të tjera janë rezistenca antikomuniste, kryengritja e Postribës, revolta e Spaçit, janë ata që vdiqën burgjeve, por edhe ata që rezistuan ndaj çdo torture. Simbole janë edhe Josif Buda dhe Arben Broci që u vranë në 1990 dhe 1991.
Çështja nuk është gjetja e simboleve, çështja është mbërritja tek ato nëpërmjet ndërtimit të një sistemi të menduari apo një filozofie të djathtë. Vetëm atëherë ato kanë vlerë dhe vetëm atëherë ato janë dëshmi e substancës.
*Paraqitur si kontribut i autorit në Tryezën e Rrumbullakët "E djathta shqiptare dhe simbolet e saj", organizuar nga Fondacioni 'Konrad Adenauer' dhe Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38