Flash News

KRYESORE

E do Bayern, por ylli gjerman i shkel syrin Barcelonës

E do Bayern, por ylli gjerman i shkel syrin Barcelonës

A e njihni talentin gjerman Kai Havertz? Ai luan te Bayer Leverkusen dhe ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha të Europës. 20-vjeçari ka të paktën dy sezone që mahnit me performancat e tij dhe thuhet se Bayern ia ka vënë syrin me kohë. Madje, klubi bavarez mund të mos e blejë yllin Coutinho thjesht prej këtij djaloshi, sepse luajnë në të njëjtin pozicion.

Së fundmi Havertz ka folur për të ardhmen e tij dhe nuk ka lënë një shije të mirë për tifozët e Bayern-it. Ai duket se ka qejf të transferohet te Barcelona.

"Ka spekulime që më lidhin me Bayern-in, por të shohim çfarë do të ndodhë. Barcelona luan një lojë të ngjashme me atë që luaj unë, por ka edhe skuadra të tjera të këtij niveli, si Real Madridi", - ka thënë Havertz. Pretendimet i ka të larta. Kështu edhe vizionin, teknikën dhe klasin e tij. Të shohim se ku do të luajë vitin tjetër.

Të fundit