Flash News

KRYESORE

E drejta e autorit në internet, BE detyron ‘Google’ dhe ‘Facebook’ të ndajë të ardhurat

E drejta e autorit në internet, BE detyron ‘Google’ dhe

Ligjvënësit europianë kanë miratuar rregulla të reja që mund të detyrojnë Google dhe Facebook të ndalojnë përdoruesit të ngarkojnë përmbajtje me të drejtë autori dhe të ndajnë të ardhurat me shkrimtarët dhe muzikantët.

Rregullat e reja të të drejtës së autorit duhet të marrin miratimin përfundimtar nga Komisioni Europian dhe vendet anëtare të BE-së, por ligji premton t’iu japë më shumë fuqi artistëve dhe botuesve, ndërkohë që shton kostot e reja në kompanitë e teknologjisë.

“Kjo është një shenjë e mirë për industrinë krijuese në Europë”, tha Axel Voss, një ligjvënës gjerman që sponsorizoi projekt-ligjin.

Mbështetësit thonë se reformat do të rivendosin ekuilibrin e pushtetit midis muzikantëve, prodhuesve të filmave dhe lajmeve në njërën anë dhe Big Tech-ut nga ana tjetër. Por kritikët kanë paralajmëruar se rregullat mund të çojnë në mbylljen e Google News.

Kompanitë e teknologjisë do të duhet të ndërtojnë filtra që i pengojnë përdoruesit të ngarkojnë materiale me të drejtë autori, por kritikët argumentojnë se filtrat automatikë mund të dëmtojnë lirinë e shprehjes dhe kostoja e zhvillimit të filtrave do të ishte e konsiderueshme.

Të fundit