Flash News

KRYESORE

E drejta e transparencës për dëmtimin në masë të qytetarëve!

E drejta e transparencës për dëmtimin në masë të

Nga Artan Fuga

Dëmtimi masiv i qytetarëve në bulevard, nuk ka rëndësi se janë simpatizantë të aleancës kuq e zi, të partisë agrare apo të ps, dhe pd, është një ngjarje shumë e rëndë.

Të gjitha hipotezat mbahen parasysh, e theksoj, nga një pasojë e një katastrofe teknologjike, te një ndotje masive e shpërthyer me virulencë, deri te një akt i mundshëm terrori, e deri në akte cmendanike, sikurse na mëson përvoja e vendeve të tjera.

Unë ekspert nuk jam, por qytetar që të ngre zërin për sigurinë e jetës kundër anonimsave servilë të rrjeteve okulte, sigurisht jam dhe do të jem.

Se mund të zbulojnë se ka ardhur edhe nga ndonjë shpërthim a stuhi rrezatimi nga Dielli.

Vetëm debilët dhe budallenjtë ose pasuesit e atyre që kanë sjellë dëmin dhe i mbrojnë ata në rrjetet sociale, bëjnë politikë me këtë ngjarje dramatike që ka cënuar rendin dhe sigurinë kombëtare si edhe shëndetin publik dhe duan të mbyllin gojën e të dëmtuarve që po vuajnë pasojat.

Nuk është halli as te politika, as te fushata, as te militantët, është fakti te siguria e jetës qytetare.

Mediat cdo orë duhet të kërkojnë informacion pranë institucioneve zyrtare dhe këto të fundit duhet të ngrenë shtabin e emergjencës me zëdhënësa ku të informohet publiku për gjithçka që pa prishur hetimet bën transpaerencën e ngjarjes.

Mediat duhet të bëjnë atë punë që bëjnë në cdo vend të Europës!

Ne qytetarët kemi të drejtë të informohemi cdo minutë nga zyrat që paguhen nga taksat tona.

Të fundit