Flash News

KRYESORE

E duan Interi dhe Milani, Ibrahimovic flet shkurt për të ardhmen

E duan Interi dhe Milani, Ibrahimovic flet shkurt për të ardhmen

Zlatan Ibrahimovic spekulohet se në merkaton e janarit mund të rikthehet në Serie A. Sulmuesi suedez kërkohet nga dy skuadrat e Milanos, Milani dhe Interi.

E ardhmja e tij është ende në dyshim dhe vetë sulmuesi ka folur në "Eurosport", kësaj here me shumë kujdes dhe diplomaci, duke theksuar se po mendon vetëm për skuadrën e tij aktuale, Los Angeles Galaxy.

"Kam një kontratë deri në 31 dhjetor dhe deri në atë moment nuk mendoj dot për gjëra të tjera. Arsyeja është se dua të respektoj akordin me klubin tim. Shohim se çfarë do të ndodhë në vitin 2020. Deri tani nuk kam marrë asnjë vendim", ka deklaruar Zlatan.

Të fundit