Flash News

KRYESORE

E enjtja e përplasjes në distancë Meta-Rama, çfarë pritet në orët në vazhdim

E enjtja e përplasjes në distancë Meta-Rama, çfarë

Mbrëmja e sotme pritet shumë e ngjeshur sa i përket së paku lajmeve politike. Zyra e shtypit e Presidentit ka njoftuar një komunikim me mediat të Presidentit Meta në mbrëmje, komunikim i cili sipas burimeve pritet të jetë në tone të forta, edhe për shkak të arsyes së kësaj dalje të paparashikuar.

Mësohet së Meta do të denoncojë faktin se ai i cilëson si antikushtetuese ndryshimet ligjore lidhur me procedurën e betimit të anëtarëve të organeve kushtetuese te Presidenti i Republikës.

Por duket se ky vendim i Presidentit për të dalë për mediat ka koiçiduar edhe me praninë e kreut të Qeverisë, Edi Rama, në studion e emisionit “Opinion” me Blendi Feziun në Klan. Përplasja në distancë pritet të jetë së paku ‘spektakolare’.

Kujtojmë se Presidenti Meta ka qenë shumë i ashpër mbrëmë në intervistën e dhënë në Euronews Albania, teksa e akuzoi mazhorancën se me veprimet e saj po sjell vdekjen e reformës në drejtësi.

Të fundit