Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Ka një gjë të paqartë në emblemën e Kosovës, prej rreth dy vitesh, por edhe tej kësaj mjegulle mund të shohësh qartë fokusin kombëtar të shpërqendruar dhe rrugën e humbur shtigjeve të hutisë politike.
Dy janë ngecjet dhe keqkuptimet ndër aktorët e klasës politike kosovare për momentin: për çështjet kombëtare mund të merren vendime pa konsensus kombëtar dhe, politika amerikane është si shqiptarja, nuk ka strategji, por taktika. Edhe pse kjo e fundit po realizohet përgjysmë në administratën Trump, e cila ka shënuar disa exite nga strategjitë e trashëguara amerikane, gabim është sërish të shpresosh te kalimtarja e një shteti si Amerika që është ndërtuar për të përjetshmen (qoftë edhe me iluzionin e kësaj). Një president ‘eksperimental’, që nuk i dëgjon këshilltarët dhe ministrat e tij (sa herë e ka ‘pushuar nga puna’ Fauçin) dhe që i shkarkon sapo i dalin nga rreshti, ai emëroi Richard Grenell si Ambasador në Berlin, kryeqytetin e aleatit dhe vendit më të rëndësishëm në Europë.
I dërguari i Trump nuk u prit kurrë mirë në Berlin dhe e thelloi skizmën mes dy vendeve. Më vonë Presidenti e emëroi si emisar të posaçëm për dialogun Serbi-Kosovë dhe shef të shërbimeve inteligjente amerikane. Merita më e madhe e Grenell, sipas gjermanes ‘Der Spiegel’, është kontributit i tij si komentator në Fox News, kanal që Trump e ndjek, dhe tonet laudatore për politikat e Presidentit.
Mbërritja e Grenell si emisar për bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit nuk mund të kishte ndodhur në një moment më të keq. Elitat politike të Kosovës janë janë bërë pike e pesë duke u fragmentarizuar sa nga orekset dhe zemëratat e aktorëve politikë të dalë nga lufta çlirimtare, sa nga mbingopja e elektoratit. Vendi është futur në bllokim që prej një muaji, kur në një akt të paprecedentë, në mes të krizës pandemike, Parlamenti u mblodh për t’i hequr besimin kryeministrit të ri, dalë nga një koalicion i VV me LDK, Albin Kurtit.
Te profili politik i këtij të fundit dhe te perceptimi si anti-amerikan, duket se është lidhur edhe kali i betejës së kundërshtarëve politikë, të cilët fusin te ky anti-amerikanizëm edhe vendimin e Kurtit për ta hequr vetëm pjesërisht taksën me Serbinë duke shkuar kundër porosisë së Grenell dhe Trump. Këmbëngulja e Trump për ‘ngritjen e traut kosovar’ ngjan paradoksale dhe hipokrite kur në izolacionizmin tipik të tij ai është shndërruar në president të tarifave të larta dhe trarëve të ulur, por kjo nuk është çështja këtu.
Madje edhe vetë kufijtë dhe ndryshimi i tyre mund të mos jetë fare çështja kryesore. Ajo që përbën një ndryshim aksial në Kosovë është shpërqendrimi i elitës politike kosovare, mëdyshja për një drejtim të ndjekur deri më tash dhe i cili ka pasur qartësisht nota klintoniane dhe bushiane. Këta dy presidentë kanë qenë vendimtarë për fatin e ish-provincës jugosllave, duke e kthyer atë në republikë të pavarur me Serbinë si fqinj dhe jo si tutor.
Duke pasqyruar një linjë të mugët, një mungesë busulle, një pakt që me gjasë i përket prapaskenës, ata që e fituan luftën përkrah Klintonit dhe për shkak të tij, ata që e fituan pavarësinë në krah të Bushit dhe për shkak të tij, kanë hyrë një një stinë recklessness (çarturie), një term që mund të përdoret për të përshkruar politikën e adminstratës Trump në raport me aleatët. E cila është një exit nga tradita Republikane e Reganit dhe Bushëve, dhe aq më shumë nga e Bill Klintonit (Demokrate apo e Rrugës së tretë).
Me këtë zhvendosje të aksit të politikave globale, ndoshta bota amerikane nuk kthehet më në klintonizëm, por e sigurt është se presidenca e Trump do të shihet vetëm si eksperiment që nuk duhet ndjekur. Nëse Kosovës i mbetet një gabim, në hartë dhe sidomos në busull, si pasojë e padijes së aktorëve politikë për t’a lexuar këtë shenjë, amatorizmi i tyre mund të harrohet, por kalimi i Kosovës nga shpresa klintoniane në çoroditjen trumpiane, asnjëherë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38