Flash News

KRYESORE

E fryrë artificialisht, Bindjes Demokratike i largohen edhe 21 kandidatë për këshillin bashkiak

Vijon tkurrja e Partisë Bindja Demokratike, e drejtuar nga Astrit Patozi, dhe që kërkon të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, në një kohë që ato po braktisen nga opozita.

21 kandidatë të BD për anëtarë në këshillin bashkiak të Fierit raportohet të jenë tërhequr nga gara.

Është ‘Fax News’ që publikon një kërkesë të Astrit Hoxhës, kryetar i kësaj liste në Fier, i cili e ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe ku bën me dije manipulimin. Hoxha pranon se ka futur në këtë listë persona që nuk kishin dijeni se po konkurronin në zgjedhje.

“Unë Astrit Haziz Hoxha kam hartuar listën plotësuese për anëtarë të Këshillit Bashkiak Fier për partinë Bindja Demokratike deri në numrin rendor 21. Kjo listë është hartuar prej meje pa dijeninë e personave që marrin pjesë në të. Duke qenë se kjo listë nuk është si shprehje e vullnetit të lirë të personave që ndodhen në të, i kërkojnë KQZ-së të tërheqë këtë listë si më poshtë nga kandidimi”, shkruhet në kërkesën që Hoxha i ka dërguar KQZ-së.

Sot u njoftua edhe për tërheqjen e Salvador Kaçajt në Lezhë nën siglën e BD-së. Kaçaj tha se  qytetarët e kanë bërë të kuptojë se nuk bëhej fjalë për një garë të vërtetë por për farsë në shërbim të pushtetit të Edi Ramës.

Të fundit