Flash News

KRYESORE

E fsheh drogën në stivën e druve, ja me sa vite burg dënohet shqiptari

E fsheh drogën në stivën e druve, ja me sa vite burg

Shqiptar i cili u kam me drogë në Montesilvano, është dënuar nga gjykata e Cheti-t në Itali me 6 vite burg.

Emri i tij nuk është bërë i ditur, por mësohet se është 28 vjeç dhe në  shtëpinë e tij janë  gjetur 705 gr kokainë dhe një sasi e konsiderueshme hashashi të cilat ai do ti shpërndante në zonë.

Në pranga janë vënë  edhe 2 shtetas rumunë. Droga e cila i është gjetur shqiptarit kapte vlerën e 50 mijë eurove dhe siç bëjnë me dije mediat italiane u gjet e fshehur në një stivë dru.

Policia ka shkuar në banesën e shqiptarit me dy qenë pastor të cilët bënë të mundur gjetjen e drogës se ku ishte fshehur.

Të fundit