Flash News

KRYESORE

E ftuan në emision, aktorja shqiptare shkon këmbëzbathur në studio

Aktroja e njohur shqiptare, Egla Ceno, e njohur për publikun si bashkëshortja e Elvis Pupës në programin “M’fal për shprehjen’, ditën e djeshme ka qenë e ftuar në emisionin e pasdites “Rudina”, ku ka folur për karrierën e saj.

Mirëpo ajo që ka rënë në sy, ka qenë fakti që aktorja është futur në studio këmbëzbathur.

Më pas ajo ka treguar se po mendonte të vishte taka, por ndryshoi mendje pasi preferoi të vinte ndryshe.

“Një aktore nuk mund të na surprizonte më bukur se kaq”, ka thënë Rudina Magjistari për Eglën.

“Po vrisja mendjen të vishja një palë taka, por të kam parë gjithnjë në televizor dhe je “kilometrike” dhe thashë, sado që të vesh taka prapë…dhe erdha zbathur”, është shprehur aktorja duke qeshur.

Egla Ceno është gjithashtu një nga figurat më të njohura të teatrit në Shqipëri.

 

Të fundit