Flash News

KRYESORE

E fundit: Barcelona nuk bën mbrapa, zbulohet plani gjenial për Neymar

E fundit: Barcelona nuk bën mbrapa, zbulohet plani gjenial për Neymar

Barcelona nuk do të heqë dorë nga Neymar. Klubi katalanas ka filluar të mendojë që tani për brazilinin, pavarësisht se duket se palët janë shkëputur përfundimisht, pas padisë që braziliani i bëri në gjyq për pagat e pamarra.

Drejtuesit e klubit do të përgatisin që në janar transferimin e brazilianit. Ata duan që të bëjnë gati marrëveshjen për merkaton e verës dhe të mos përballen me vonesa, apo me surpriza të pakëndshme.

Dëshira e lojtarit është t'u bashkohet katalanasve dhe Messi&CO e presin me krahë hapur. Afrimi i tij do të sillte ndryshime në skuadër me Dembelenë dhe Griezmann që rrezikojnë direkt largimin.

Të fundit