Flash News

KRYESORE

E FUNDIT: Bayern firmos me mesfushorin, një talent për bavarezët

E FUNDIT: Bayern firmos me mesfushorin, një talent për bavarezët

Bayern Munchen ka gjetur akordin me mesfushorin Adrian Fein. I riu është pjesë e familjes, pasi është rritur në Bavari me grupmoshat e kampionëve të Gjermanisë, por është i huazuar prej dy vitesh në Bundesliga 2.

Drejtuesit e Bayernit kanë vendosur t'i rinovojnë kontratën dhe lojtari ka pranuar. 20-vjeçari do jetë pjesë e kampionëve deri në vitin 2023. Kontrata e vjetër skadonte në fund të 2021. Gjermani po luan momentalisht te Hamburgu, aty ku është kthyer në titullar fiks.

Drejtori sportiv Hasan Salihamdzic ka vendosur t'i japë mundësi lojtarit të stërvitet në verë me skuadrën e parë dhe i duhet të bindë trajnerin në fazën përgatitore për ta mbajtur në ekip. "Adrian ka fituar shumë eksperiencë në Bundesliga 2 në një vit e gjysëm që ka qenë i huazuar. Ai është zhvilluar më shumë. Ne jemi të bindur në potencialin e tij dhe kemi vendosur t'i besojmë atij për një kohë të gjatë", - tha drejtori Salihamdzic.

https://twitter.com/FCBayernEN/status/1210564989569961984?s=20

Të fundit