Flash News

KRYESORE

E FUNDIT: Manaj mbërrin në Barcelonë, nuk ka më dilema për të ardhmen

E FUNDIT: Manaj mbërrin në Barcelonë, nuk ka më dilema

Rey Manaj ka arritur në Barcelonë. Sulmuesi shqiptar do të firmosë me ekipin e dytë të Barcelonës. Sulmuesi i kombëtares shqiptare e shtyu firmën e tij, pasi kishte një problem në vesh dhe nuk mund të firmoste.

Mediet spanjolle bëjnë me dije se lojtari më në fund ka zbarkuar në Katalonja. Ai do t'i nënshtrohet testeve mjekësore dhe më pas do të vihet nën urdhrat e trajnerit të tij.

Zyrtarizimi i tij pritet me interes nga klubi që synon ngjitjen e ekipit B në Kategorinë e dytë spanjolle. Skuadra e dytë e Barcelonës shihet si një hap mbrapa për lojtarin e kombëtares sonë që u nis me ëndrrën e madhe për të kapur skuadrën e parë.

Të fundit