Flash News

KRYESORE

E FUNDIT: Merr flakë një automjet në Vlorë, policia në vendngjarje

Një automjet ka marrë flakë në lagjen 10 korriku të qytetit të Vlorës. Makina e shtetasit B.B dyshohet se ka marrë flakë për shkak të një shkëndije elektrike.

Flaka ka mbuluar makinën Lanca me targë AA 550 ET. Banorët e lagjes kanë lajmëruar menjëherë zjarrfikësen që ka mbërritur në vendngjarje.

Polica e qytetit bregdetar ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë bllokimin e zonës. Frika ka qenë e madhe, por fatmirësisht në automjet nuk ka qenë asnjë person kur ka marrë flakë.

Të fundit